Përsëritje e pretendimeve të përhershme të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68047-përsëritje_e_pretendimeve_të_përhershme_të_trump
Presidenti amerikan ka përsëritur qëndrimet e tij të përhershme mbi çështjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 31, 2018 07:24 Europe/Tirane
  • Përsëritje e pretendimeve të përhershme të Trump

Presidenti amerikan ka përsëritur qëndrimet e tij të përhershme mbi çështjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Donald Trump në fjalimin vjetor të tij ka kritikuar marrëveshjen bërthamore dhe ka mbrojtur trazirat e fundit në Iran dhe ka thënë: Nga Kongresi kërkoj që të ndalojë shkeljet e tmerrshme që janë kryer në marrëveshjen e tmerrshme bërthamore me Iranin. Ai lidhur me unionin e gjendjes në Kongres mbi situatën e ekonomisë dhe të sigurisë në Amerikë ka thënë se gabimet e qeverive të kaluara që e kanë çuar shtetin në këtë gjendje nuk do të përsëriten. Trump ka thënë se do të ndjekë nxjerrjen e një ligji me anë të të cilit ndihmat e huaja të Amerikës do të jenë vetëm në kuadër të plotësimit të interesave amerikane, ndihma që do të shkojnë vetëm për miqtë dhe jo për armiqtë e Amerikës. Trump ka shtuar se Rusia dhe Kina janë dy kërcënues për ekonominë amerikane. Ai ndërkohë nuk ka përmendur ndonjë plan për largimin e trupave ushtarake nga Afganistani. Sa i përket vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, presidenti Trump është shprehur se ata që kanë kundërshtuar Amerikën në këtë aspekt nuk duhet të marrin ndihma financiare. Ai përpjekjet e Koresë së Veriut për posedimin e raketave bërthamore e ka quajtur kërcënim potencial për Amerikën.