Akordi i ministrave evropianë për periudhën e tranzicionit të Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68051-akordi_i_ministrave_evropianë_për_periudhën_e_tranzicionit_të_brexit
Bashkimi Evropian i ka rikujtuar Britanisë së Madhe se nuk mund të largohet nga blloku dhe më pas të përfitojë lehtësi preferenciale në marrëdhënien e re me Brukselin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 31, 2018 07:25 Europe/Tirane
  • Akordi i ministrave evropianë për periudhën e tranzicionit të Brexit

Bashkimi Evropian i ka rikujtuar Britanisë së Madhe se nuk mund të largohet nga blloku dhe më pas të përfitojë lehtësi preferenciale në marrëdhënien e re me Brukselin.

Kryenegociatori i BE-së në procesin e bisedimeve me Londrën, Michel Barnier sqaroi se periudha e tranzicionit do të zgjasë 21 muaj. “Pozicioni i BE-së është shumë i qartë; periudha e tranzicionit do të zgjasë 21 muaj, deri më 31 dhjetor 2020. Gjatë kësaj periudhe, të gjitha rregullat e BE-së do të zbatohen nga Britania e Madhe, kjo përfshin edhe rregullat e reja që mund të hyjnë në fuqi gjatë kësaj periudhe tranzicioni”, deklaroi Barnier. Kreu i grupit negociator të Brukselit foli gjithashtu për 4 pikat bazë të firmosura nga 27 vendet e bllokut, të cilat nuk mund të shkelen. “Së pari, do të zbatohen të gjithë instrumentet rregullatorë dhe strukturorë të BE-së për shkëputjen. Së dyti, nuk do të ketë lehtësi preferenciale. Britania do të vazhdojë të jetë pjesë e unionit doganor dhe tregut të përbashkët. Së treti, pas 30 marsit 2019, Britania nuk do të përfaqësohet më në institucionet e organizmat e BE-së dhe në fund, periudha e tranzicionit nuk duhet të zgjasë përtej 31 dhjetorit 2020”, deklaroi Barnier. Gjatë bisedimeve, Britania e Madhe kishte kërkuar pjesëmarrjen në tregun e përbashkët të BE-së, por jo në regjimin doganor të unionit. Bisdeimet për Brexit kanë nisur në maj 2017 dhe do të vazhdojnë deri në Mars të vitit 2019, për të gjetur një akord përfundimtar mes BE dhe Londrës. Ministrat evropianë kërkojnë që Britania në periudhën e tranzicionit pas Brexit të zbatojë angazhimet e saj kundrejt Unionit ashtu si çdo anëtar tjetër por pa pasur të drejtën e vendimmarrjes. Mirëpo ata që janë pro procesit të Brexit në angli, akuzojnë BE se po përpiqet që të ruajë varësinë e Britanisë së Madhe tek BE ndërkohë që Londra me të vërtetë synon largimin e saj nga unioni. David Devis, ministri anglez i Brexit ka dhënë mundësinë që Londra të pranojë shembullin e “anëtarësisë së ngjashme” por pa të drejtë vendimmarrje gjatë periudhës së tranzicionit, por ka kërkuar që gjatë kësaj periudhe jo të gjitha ligjet për të cilat merr vendim BE të zbatohen në Britaninë e Madhe. Ai gjithashtu ka kërkuar krijimin e një sistemi efikas monitorimi dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve gjatë kësaj periudhe me qëllim që Londra të refuzojë ato ligje të BE të cilat për të janë të papranueshme. Në të tilla kushte është pothuajse e pamundur që BE të pranojë këto kushte dhe kërkesë të Britanisë së madhe. Carcass Freber një prej deputetëve konservatorë gjermanë në parlamentin evropian është i mendimit se BE as në periudhën e tranzicionit dhe as në periudhën pas Brexit nuk duhet t’i japë favorizime Britanisë së madhe. Sot përveç mosmarrëveshjeve të mëparshme, procesit të Brexit i është shtuar edhe mosmarrëveshja lidhur me periudhën e tranzicionit.