Belgjika e tmerruar nga kthimi i pjesëtarëve të ISIS në Evropë
Në kohën kur me qindra pjesëtarë të ISIS janë kthyer në vendet e tyre në Evropë, autoritetet evropiane kanë paralajmëruar për një valë të re sulmesh terroristë.
Sipas një njoftimi të Afkar News, pas shkatërrimit të grupit terrorist ISIS në Siri, shumë prej anëtarëve të këtij grupi janë kthyer në vendet e tyre në Evropës. Një prej vendeve që është tmerruar nga kthimi i terroristëve të ISIS në Evropë është Belgjika e cila tashmë po përballet me sfidën e madhe të sigurisë. Belgjika është një prej vendeve që ka numrin më të madh të shtetasve të saj që janë anëtarësuar në grupin terrorist ISIS dhe kthimi i tyre mund të krijojë një situatë të rrezikshme pasi shton mundësinë e kryerjes së akteve terroriste. Kohët e fundit në Belgjikë janë kthyer 13 shtetas belg që më parë ishin anëtarë të ISIS por që nuk janë të gatshëm të flasin për eksperiencën e tyre në kuadër të këtij grupi terrorist takfirist. Robert Vajnerait kreu i Europolit ka thënë se numri i shtetasve evropianë anëtarë të ISIS që janë kthyer në vendet e tyre pas dështimit të ISIS në Irak dhe në Siri, është shtuar shumë. Sipas një studimit të institutit Sofan, rreth 6 mijë shtetas evropianë janë anëtarësuar në grupin terrorist ISIS.