Shumica e qytetarëve amerikan notë negative fjalimit vjetor të Trump
Rezultatet e sondazhit më të fundit tregojnë se shumica e qytetarëve amerikan i kanë dhënë notë negative fjalimit vjetor të presidentit të SHBA-ve.
Sondazhi i fundit i kanalit televiziv CNN tregoi se rreth 52% e qytetarëve amerikan e konsiderojnë negativ ndikimin e fjalimit vjetor të presidentit amerikan Donald Trump dhe vetëm 48% e tyre që kanë përcjell këtë fjalim, e konsiderojnë pozitiv. Sipas rezultatit të këtij sondazhi, rreth 45% e të anketuarve besojnë se Trump në fjalimin e tij nuk i ka kushtuar as vëmendjen më të vogël çështjeve më të rëndësishme të brendshme të Amerikës. Kjo është në kohën kur 57% e qytetarëve amerikanë janë deklaruar të kënaqur me fjalimin vjetor të ish-presidentit amerikan Barak Obama. Vlen të theksohet se ky nivel i rënies së kënaqësisë së qytetarëve amerikanë rreth fjalimit vjetor të presidentit të tyre është i paparë që nga viti 1998.