Mosmarrëveshje në qëndrimet e Evropës dhe Amerikës
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka deklaruar se BE nuk mund të ndjekë nga pas interesat amerikane.
Sigmar Gabriel pasi ka kritikuar ashpër përmbajtjen e fjalimi të presidentit amerikan Donald Turmp ka thënë se në themel pikëpamjet e Evropës dhe Amerikës janë të ndryshme. Ai mbi mosmarrëveshjet ekzistuese mes Amerikës dhe Evropës ka përmendur qëndrimet e ndryshme mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit, tregtinë e lirë dhe çështjen e çarmatimit. Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër vendimin e Trump për të mbajtur hapur burgun famëkeq Guantanamo. Ministri i jashtëm i Gjermanisë tha se politika izoluese dhe ndarëse e Amerikës bie ndesh me perspektivën e Evropës së Bashkuar dhe të hapur dhe tha se evropianët dëshirojnë partneritet të barabartë dhe nuk duan të jenë ndjekës të kërkesave të Amerikës.