Ukrainë: Është vrarë një ushtar i qeverisë në pjesën lindore
Ukraina thotë se jë ushtar i saj është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në përleshjet në pjesën lindore të këtij vendi.
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar sot se separatistët e mbështetur nga Rusia e kanë shkelur armëpushimin tri herë gjatë 24 orëve të kaluara, me të shtëna nga armët automatike, pastaj duke hedhur granata, e të tjera. Njëherësh, separatistët pretendojnë se forcat qeveritare ukrainase e kanë sulmuar me artileri qytetin Dokushajevsk, i cili është nën kontroll të separatistëve, duke e shkatërruar një ndërtesë pesëkatëshe. Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti i armatosur ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 10,300 vetë.