Rohingia në Mianmar simbol i gjenocidit
(last modified Fri, 02 Feb 2018 15:14:53 GMT )
Shkurt 02, 2018 16:14 Europe/Tirane
  • Rohingia në Mianmar simbol i gjenocidit

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar vuri në dukje detajet e masakrës dhe pesë varreve masive në një fshat në Mianmar, duke thënë se këto janë krime kundër njerëzimit.

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar tha se operacionet e dhunshme të ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia kanë qenë tregues i gjenocidit. Yangli Lee tha në Seul se derisa të formohet gjykata e besueshme dhe të ekzaminohen provat, nuk mund të bëjë një deklaratë përfundimtare, por ka indikacione se gjenocidi po ndodh dhe se provat janë në rritje. Të shpërngulurit myslimanë Rohingya për tu kthyer në Mianmar kanë vendosur si kusht garantimin e të drejtave themelore të tyre. Sipas akordit të 25 nëntorit 2017, procesi për kthimin e myslimanëve Rohingya në vendin e tyre do të nisë në fund të janarit 2018. Negociatat mes autoriteteve të Bangladeshit dhe Mianmarit për kthimin e myslimanëve në vendin e tyre, janë organizuar në kohën kur nga Mianmari janë shpërngulur disa grupe të tjera myslimanësh Rohingya, të cilët janë vendosur në Bangladesh. Duke qenë se myslimanët Rohingya në këto negociata nuk kanë pasur asnjë përfaqësues, negociatat janë kundërshtuar fuqishëm prej tyre. Fil Robertson, shefi i departamentit të Azisë në organizatën Human Rights Ëatch ka shprehur shqetësimin nga kthimi i myslimanëve Rohingya në Mianmar dhe ka thënë se për mbrojtjen e myslimanëve në kohën e kthimit të tyre nuk ka asnjë garanci ndërkombëtare. Më shumë se 962 mijë myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari për në Bangladesh për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre nga budistët radikalë dhe ushtria e Mianmarit.

 

Tags