Shkurt 03, 2018 08:45 Europe/Tirane
  • Samiti i Bashkësisë Ekonomike të Euroazisë në Almati

Takimi i Samitit të Bashkësisë Ekonomike Euroaziatike (ECU) u mbajt të premten në Almati, Kazakistan dhe në fund u nënshkruan 14 dokumente bashkëpunimi.

Në takim morën pjesë kryeministrat rusë, kazak, bjellorus, kirgizistan dhe armen, si dhe kreu i Komisionit Ekonomik Euroaziatik, të cilët diskutuan mbi mekanizmat për zbatimin e kushteve makroekonomike të shteteve anëtare, njoftoi agjencia e lajmeve të Azisë Qendrore. Gjithashtu u shqyrtuan rrugët e bashkimit dhe propozimet për rritje të qëndrueshme ekonomike. Kryeministri kazak tha se Bashkimi Ekonomik Euroaziatik ishte një aktivitet i rëndësishëm gjatë tre viteve të fundit dhe shtoi se në samitin e Almatit u nënshkruan dokumente të rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet shteteve anëtare.  Takimi i ardhshëm i Këshillit Ndërqeveritar të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik do të mbahet vitin e ardhshëm në qytetin e Minskut, kryeqytetit të Bjellorusisë.

Tags