Realiteti i dhunës seksuale në Amerikë
(last modified Sat, 03 Feb 2018 11:51:30 GMT )
Shkurt 03, 2018 12:51 Europe/Tirane
  • Realiteti i dhunës seksuale në Amerikë

Një agjenci e lajmeve amerikane ka shkruar se në çdo 98 sekonda, një person në Amerikë bëhet viktimë e dhunës seksuale.

Agjencia e lajmeve "Huffington Post" në një raport të saj ka shkruar se që nga viti 1998 e deri më tani, mbi 17.5 milionë femra në Amerikë janë bërë viktimë e dhunës seksuale. Në bazë të këtij raporti, 99% e autorëve të dhunës seksuale në Amerikë nuk janë gjykuar nga autoritetet dhe janë lënë të lirë. Në vazhdim të këtij raporti thuhet se 13% e femrave amerikane viktima të dhunës seksuale, bëjnë vetëvrasje. Kjo është në kohën kur vajzat e moshës 16-19 vjeç në Amerikë, katër herë më shumë rrezikohen nga ngacmimet dhe përdhunimet seksuale. Amerika është flamurtare e dhunës seksuale kundër femrave deri në atë masë saqë 20% e femrave amerikane gjatë jetës së tyre të paktën një herë janë bërë viktimë e dhunës seksuale.

Tags