Doktrina e re bërthamore e SHBA dhe reagimi i Rusisë
Pentagoni ka publikuar një doktrinë të re të armëve bërthamore që synon të përmirësojë arsenalin bërthamor të SHBA-së dhe të zhvillojë armë atomike të reja me intensitet të ulët.
Doktrina e re u publikua të premten në një deklaratë të Pentagonit e njohur si Rishikimi i Qëndrimit Bërthamor (NPR).Dokumenti i ri , i cili synon kryesisht për të kundërshtuar Rusinë, përfundon në mënyrë efektive përpjekjet e bëra gjatë mandatit të Obamës për të reduktuar madhësinë dhe shtrirjen e arsenalit bërthamor amerikan dhe për të minimizuar rolin e armëve bërthamore në politikën e mbrojtjes. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se ndryshimet pasqyrojnë një nevojë për të "parë realitetin në sy" dhe "ta shohim botën ashtu siç është, e jo si ne dëshirojmë që ajo të jetë". "Kjo është një përgjigje ndaj ekspansionit rus, ndaj shtimit të potencialeve të tyre dhe natyrës së strategjisë dhe doktrinës së tyre ushtarake", shtoi Mattis. Pentagoni beson se Moska i konsideron armët bërthamore të SHBA-së si shumë të mëdha për tu përdorur, që do të thotë se ato nuk janë më një parandalues efektiv, prandaj, zhvillimi i armëve atomike më të vogla do ta sfidonte këtë paragjykim. Megjithëse armët e reja atomike janë bomba më të vogla, më pak të fuqishme dhe me një fuqi më të vogël se 20 kilotonë, ato janë ende shumë shkatërruese. Armët bërthamore të nivelit të ulët të njohur si armë taktike, mund të jenë po aq shkatërruese sa bombat që SHBA hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë Moska nuk e fshehur zemërimin e saj ndaj këtij vendimi të Uashingtonit. Rusia ka kritikuar natyrën "armiqësore" dhe "anti-ruse" të politikës së re bërthamore të Uashingtonit, duke kërcënuar se Moska do të miratojë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e vet. Ministria e Jashtme ruse e bëri këtë deklaratë të shtunën, një ditë pasi Uashingtoni zbuloi politikën e re të armëve bërthamore që synon të modernizojë arsenalin bërthamor të SHBA dhe të zhvillojë armë të reja atomike. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ishte "thellësisht e zhgënjyer" nga "mesazhi konfrontues" i politikës së re amerikane ndaj Moskës. "Ne shprehim keqardhjen se SHBA po e justifikon politikën e saj për një rindërtim masiv të forcave bërthamore me rolin të dyshuar të armëve bërthamore në doktrinat e Rusisë", thuhet në deklaratën e Moskës. Më herët gjatë ditës, Franc Klintsoviç, zv/kryetari i parë i komitetit për siguri dhe mbrojtje në Parlamentin e Rusisë, theksoi se Moska ka mundësi tregojë reagim të shpejtë dhe të prerë ndaj dislokimit të mundshëm të armëve bërthamore në bazat e NATO-s dhe të Amerikës në Evropën Lindore dhe në rajonin e Baltikut. Ambasadori i Rusisë në Uashington deklaroi se SHBA ka nisur një fushatë të ashpër kundër Rusisë për të gjetur një pretekst për pompimin e më shumë dollarëve në industrinë e saj ushtarake dhe për modernizimin e armëve bërthamore. Valëvitja e një "kërcënimi rus" vjen derisa gjatë viteve të fundit vendet anëtare të NATO-s kanë rritur ndjeshëm aktivitetet e tyre ushtarake pranë kufijve perëndimorë të Rusisë. Aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA ka vendosur rreth 4,000 trupa, të përbërë nga katër grupe luftimi, në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni, të gjitha afër kufijve rusë. Moska, duke e ndjerë kërcënimin e sigurisë nën hundën e saj, ka zhvilluar disa ushtrime ushtarake për të ruajtur gatishmërinë, gjë që i ka shtyrë anëtarët e NATO-s t'i referohen stërvitjeve si shenja të faktit se Rusia ka synime agresive.