Koreja e Veriut u ka dërguar armë Sirisë dhe Mianmarit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68359-koreja_e_veriut_u_ka_dërguar_armë_sirisë_dhe_mianmarit
Koreja e Veriut fitoi afro 200 milion dollarë vitin e kaluar, duke eksportuar mallra të ndaluar, në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare, thotë një raport i OKB-së.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 04, 2018 04:39 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut u ka dërguar armë Sirisë dhe Mianmarit

Koreja e Veriut fitoi afro 200 milion dollarë vitin e kaluar, duke eksportuar mallra të ndaluar, në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare, thotë një raport i OKB-së.

Raporti nga një panel ekspertësh tha se disa vende, përfshirë Kinën, Rusinë dhe Malajzinë, nuk arritën të ndalonin eksportet ilegale. OKB shtoi se kishte prova të bashkëpunimit ushtarak me Sirinë dhe Mianmarin. Peniani është subjekt i sanksioneve nga SHBA, OKB dhe BE, për programet e saj të raketave bërthamore dhe balistike. Por raporti, i cili u paraqit në Këshillin e Sigurimit të OKB, tha se Veriu “vazhdoi të eksportonte pothuajse të gjitha mallrat e ndaluara në rezolutat e miratuara mes të janarit dhe shtatorit 2017”. Raporti tha se disa kompani të paidentifikuara shumëkombëshe të naftës, po hetohen për rolin e tyre të supozuar në furnizimin e produkteve të naftës në Korenë e Veriut. Aty theksohet se ngarkesa me thëngjill ishin dërguar në Kinë, Malajzi, Korenë e Jugut, Rusi dhe Vietnam, duke shkelur sanksionet dhe duke përdorur “kombinimin e teknikave të shumta të evazionit, rrugëve dhe taktikave mashtruese”. OKB në veprimin e saj më të fundit kundër Penianit, ka vendosur më shumë kufizime për eksportet drejt Koresë Veriore. Një komitet i OKB i cili është përgjegjës për sanksionet ndaj Penianit, ka vendosur edhe 32 vegla dhe produkte të reja në listën e produkteve që janë të ndaluara të eksportohen drejt Koresë Veriore të cilat përdoren edhe në industrinë ushtarake dhe në industrinë civile. Për shkak të testimeve raketore dhe bërthamore të Koresë Veriore sidomos pas testimit të gjashtë bërthamore të këtij vendi, KS i OKB më 11 shtator të vitit të kaluar ka miratuar një rezolutë të re për vendosjen e sanksioneve më të gjëra kundër Penianit. Kjo rezolutë përfshinë edhe importin naftor të Koresë Veriore dhe ndalon eksportin e prodhimeve të tekstilit të këtij vendi. Këto konsiderohen sanksionet më të ashpra ndaj një vendi në shekullin 21. Bashkimi Evropian i zgjeroi sanksionet për Korenë Veriore për shkak të aktiviteteve lidhur me zhvillimin e programit bërthamor dhe raketor, ndërsa Këshilli i Unionit sot publikoi se me atë janë përfshirë edhe 16-të persona dhe Ministria e Forcave të Armatosura Kombëtare (MPAF). Ata u shtuan në listën me sanksione, e cila ka të bëjë me ngrirjen e pronës dhe ndalesën për udhëtim, në bazë të rezolutës të Këshillit të Sigurimit të miratuar vitin e kaluar. Nga OKB-ja kumtuan se me këtë numri i personave të përfshirë me masa restriktive është rritur në 79 persona, si dhe në 54 entitete. Krahas kësaj, vetëm nën sanksionet e BE-së gjenden edhe 41 persona dhe 10 entitete në Korenë Veriore. Është paralajmëruar edhe se në javët e ardhshme BE-ja me siguri do të miratojë masa shtesë kundër Koresë Veriore. Agjencia e lajmeve Reuters, në një raport në lidhje me ndikimin ekonomik të sanksioneve të OKB kundër Koresë së Veriut, thuhet: Ndoshta OKB ka dështuar në ngadalësimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, por eksitojnë shenja se presioni ndërkombëtar ka ndikuar në ekonominë e Koresë së Veriut. Sanksionet e reja të KS të OKB kanë ndaluar eksportin e tekstilit të Koresë së Veriut. Eksporti i tekstilit të Koresë së Veriut është burimi kryesor i të ardhurave valutore të këtij vendi. Përveç kësaj, sanksionet do të reduktojnë importin e naftës dhe produkteve të naftës nga Koreja e Veriut. Një ish-përfaqësues i Koresë së Jugut në bisedimet me Veriun fqinjë beson gjithashtu se Koreja e Veriut mund të qëndrojë një ose dy vjet pa importim të naftës. Ai shtoi: "Populli i Koresë së Veriut është mësuar të jetojë në kushte të vështira ekonomike, kështu që nëse ndërpritet furnizimi me naftë dhe karburant, ata do të përdorin bagëtinë dhe kafshët për transport dhe qymyrin për ngrohje".