Pëshpëritjet për grusht shtet kundër kryeministres britanike
Një grup përkrahësish të tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian në parlamentin e këtij vendi synon të bëjë grusht shtet kundër kryeministres britanike.
Sipas gazetës 'London Express', një grup mbështetësish të Brexit (tërheqjes britanike nga Bashkimi Evropian) synojnë ta shkarkojnë Theresa May, kryeministren dhe udhëheqësen e Partisë Konservatore Britanike, nëse dështon në realizimin e Brexit. Deputetët që kundërshtojnë May, kanë këshilluar ministrin e jashtëm britanik Boris Xhonson për të marrë opinionin e tij për grushtin e shtetit. Javët e fundit Theresa Maj është kërcënuar me shkarkim apo grusht shtet nga disa deputetë të partisë së saj. Disa anëtarë të Partisë Konservatore të Britanisë besojnë se Theresa May minoi partinë dhe thonë se nëse May nuk mund të rivendos pushtetin në parti, ajo do të largohet nga udhëheqja e partisë konservatore dhe, rrjedhimisht, nga qeveria.