11 shtatori kibernetik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68437-11_shtatori_kibernetik
Lares Hils, këshilltar strategjik dixhital dhe ekspert i terrorizmit të internetit edhe një herë ka paralajmëruar një 11 shtator kibernetik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 05, 2018 09:58 Europe/Tirane
  • 11 shtatori kibernetik

Lares Hils, këshilltar strategjik dixhital dhe ekspert i terrorizmit të internetit edhe një herë ka paralajmëruar një 11 shtator kibernetik.

Ky ekspert në një intervistë për agjencinë Sputnik të lajmeve ka thënë se sulmet terroriste të ngjashme me ato të 11 shtatorit janë zëvendësuar me sulmet kibernetike. Hils thotë se sulmet kibernetike kanë si objektiv sulmet ndaj infrastrukturave jetike që shkaktojnë vdekjen e miliona personave. Në vitin 2015 sulmi kibernetik ndaj kanalit 5 të Francës shkaktoi mosfunksionimin e satelitit të këtij kanali për një kohë të gjatë dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme. Sulme të tilla mund shkaktojnë dëme të konsiderueshme edhe në sistemet e ujësjellësit dhe energjisë elektrike. Ai paralajmëroi se të tilla sulme mund të shkaktojnë dëme shumë herë më të mëdha sesa dëmet e shkaktuara gjatë sulmeve të 11 shtatorit.