Kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, viziton Londrën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68489-kryenegociatori_i_be_së_për_brexit_in_viziton_londrën
Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, me të mbërritur në Londër deklaroi se nëse Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian synojnë realisht arritjen e një marrëveshjeje për “Brexit”-in, atëherë nuk duhet të humbasin asnjë minutë kohë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2018 14:33 Europe/Tirane
  • Kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, viziton Londrën

Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, me të mbërritur në Londër deklaroi se nëse Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian synojnë realisht arritjen e një marrëveshjeje për “Brexit”-in, atëherë nuk duhet të humbasin asnjë minutë kohë.

Kryeministrja dhe Sekretari për “Brexit”-in, David Davis janë duke u takuar me Barnierin përpara zhvillimit të raundit të ardhshëm të negociatave. Bisedimet e kësaj jave mes zyrtarëve do të fokusohen për herë të parë në periudhën e “tranzicionit”, që pritet të zgjasë nga 18 muaj deri në 2 vite, me kërkesat respektive të palëve pas zyrtarizimit të “Brexit” më 29 mars të vitit 2019. Çështjet kyçe duket se përfshijnë të drejtat e europianëve, me Britaninë që këmbëngul se shtetasit e BE-së që do të mbërrijnë në ishull gjatë kësaj periudhe nuk duhet të kenë të njëjtat privilegje, si ata që kanë mbërritur përpara ditës së “Brexit”-it. Por, përpara se të nisej për në Londër, Barnier theksoi se “koha” është thelbi i gjithçkaje. I pyetur mbi vendimin e Britanisë për të përjashtuar çdo union të përbashkët doganor, ai sugjeroi se ky nuk përbën lajm për të. “Ne duhet të respektojmë ‘vijat e kuqe’ të qeverisë britanike, por edhe ata duhet të respektojnë rregullat e bllokut europian”.