Presidenti i Polonisë do të nënshkruajë ligjin për Holokaustin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68533-presidenti_i_polonisë_do_të_nënshkruajë_ligjin_për_holokaustin
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se do të nënshkruajë një ligj për Holokaustin, pavarësisht kundërshtimeve nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2018 11:41 Europe/Tirane
  • Presidenti i Polonisë do të nënshkruajë ligjin për Holokaustin

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se do të nënshkruajë një ligj për Holokaustin, pavarësisht kundërshtimeve nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.

Me ligjin e ri parashihen gjoba ose dënim me burg deri në tre vjet për përshkrimin e kampeve të Gjermanisë naziste në Poloni si "kampe polake të vdekjes". Edhe sugjerimet publike se populli ose shteti polak ka marrë pjesë në gjenocidin e kryer nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të dënohen. Qeveria e Polonisë thotë se ligji është i nevojshëm për të mbrojtur reputacionin e polakëve si viktima të agresionit nazist. Izraeli ka reaguar me shqetësim, duke thënë se ligji do të ndalojë deklarimet e vërteta për rolin e disa polakëve që kanë luajtur në krimet naziste.