Firmoset ligji anti-holokaust në Poloni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68589-firmoset_ligji_anti_holokaust_në_poloni
Presidenti i Polonisë ka miratuar ligjin anti-holokaust të aprovuar disa ditë më parë nga parlamenti i këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 07, 2018 08:15 Europe/Tirane
  • Firmoset ligji anti-holokaust në Poloni

Presidenti i Polonisë ka miratuar ligjin anti-holokaust të aprovuar disa ditë më parë nga parlamenti i këtij vendi.

Më herët parlamenti i Polonisë miratoi ligjin që ndalon çdo sinjalizim për implikimin e këtij vendi në krimet e kryera nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore. Sipas këtij ligji, çdo sinjalizimin për bashkëpunimin e Polonisë në krimet e nazistëve në luftën e dytë botërore është shpallur e ndaluar dhe gjithashtu është ndaluar përdorimi i termit “ Kampet e vdekjes në Poloni”. Parlamenti polak thotë se populli i Polonisë nuk ka aspak lidhje me vrasjen e njohur me emrin holokaust dhe ata që shkelin ligjin do të dënohen me 3 vjet heqje lirie. Gjithashtu është shpallur e ndaluar mohimi i vrasjes së rreth 100 mijë polakëve nga ushtria kryengritëse e Ukrainës gjatë luftës së dytë botërore. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, miratimin e këtij ligji e ka cilësuar tjetërsim të realitetit, rishikim i historisë dhe mohim i holokaustit dhe e ka dënuar atë. Ndërkohë autoritetet e Polonisë kanë akuzuar regjimin sionist për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.