Trump kërkon paradë ushtarake në Uashington
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68641-trump_kërkon_paradë_ushtarake_në_uashington
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga Pentagoni për të planifikuar një paradë të madhe ushtarake në Uashington, gjatë vitit 2018, për ta treguar fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2018 12:43 Europe/Tirane
  • Trump kërkon paradë ushtarake në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga Pentagoni për të planifikuar një paradë të madhe ushtarake në Uashington, gjatë vitit 2018, për ta treguar fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Për këtë plan është raportuar së pari dje nga e përditshmja Washington Post dhe menjëherë pas kësaj është konfirmuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. Këtë kërkesë Trump e ka bërë gjatë takimit të 18 janarit me zyrtarët e lartë ushtarakë, pasi raportohej se ishte i impresionuar me paradën franceze për Ditën e Bastilës në Paris, në vitin 2017. Washington Post ka raportuar se Trump dëshironte një paradë të përgatitur mirë gjatë vitit 2018, por asnjë datë nuk është shpallur.