Trump nënshkroi ligjin për buxhetin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68779-trump_nënshkroi_ligjin_për_buxhetin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar të premten ligjin për buxhetin dyvjeçar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2018 18:50 Europe/Tirane
  • Trump nënshkroi ligjin për buxhetin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar të premten ligjin për buxhetin dyvjeçar.

“Sapo e nënshkrova ligjin”, ka shkruar Trump në Twitter. Më herët, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara i është bashkuar Senatit dhe ka miratuar ligjin për buxhetin, duke i dhënë fund mbylljes së qeverisë që ka zgjatur disa orë. Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar me 240 vota për dhe 186 kundër marrëveshjes për buxhet në vlerë prej 400 miliardë dollarësh. Senati më herët e ka miratuar atë me 71 vota për dhe 28 kundër. Më 19 janar, Qeveria amerikane është mbyllur për tre ditë, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për ligjin e financave. Qeveria është rihapur më 23 janar, shumë shpejt pasi të dyja Dhomat e Kongresit kanë bërë një marrëveshje të përkohshme.