Kombet e Bashkuara përshkruajnë vrasjen e muslimanëve Rohingia si "paralajmërim"
(last modified Sat, 10 Feb 2018 08:14:25 GMT )
Shkurt 10, 2018 09:14 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara përshkruajnë vrasjen e muslimanëve Rohingia si

OKB sipas raporteve më të reja të publikuara, kanë paralajmëruar në lidhje me vrasjen e myslimanëve Rohingia. Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar vuri në dukje detajet e masakrës dhe pesë varreve masive në një fshat në Mianmar, duke thënë se këto janë krime kundër njerëzimit.

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar tha se operacionet e dhunshme të ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia kanë qenë tregues i gjenocidit. Yangli Lee tha në Seul se derisa të formohet gjykata e besueshme dhe të ekzaminohen provat, nuk mund të bëjë një deklaratë përfundimtare, por ka indikacione se gjenocidi po ndodh dhe se provat janë në rritje. Të shpërngulurit myslimanë Rohingia për tu kthyer në Mianmar kanë vendosur si kusht garantimin e të drejtave themelore të tyre. Sipas akordit të 25 nëntorit 2017, procesi për kthimin e myslimanëve Rohingia në vendin e tyre do të nisë në fund të janarit 2018. Negociatat mes autoriteteve të Bangladeshit dhe Mianmarit për kthimin e myslimanëve në vendin e tyre, janë organizuar në kohën kur nga Mianmari janë shpërngulur disa grupe të tjera myslimanësh Rohingia, të cilët janë vendosur në Bangladesh. Duke qenë se myslimanët Rohingia në këto negociata nuk kanë pasur asnjë përfaqësues, negociatat janë kundërshtuar fuqishëm prej tyre.

 

Tags