KS i OKB shqyrton projektrezolutën për armëpushim të përkohshëm në Siri
Këshilli i Sigurimit i OKB po shqyrton projektrezolutën për një armëpushim të përkohshëm në Siri.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se diplomatët e OKB kanë deklaruar se KS i OKB është duke shqyrtuar çështjen e kërkesës për vendosjen e një armëpushim të përkohshëm 30 ditor në Siri me qëllim të krijimit të kushteve për transferimin e ndihmave dhe për evakuimin e të sëmurëve dhe të plagosurve. Kjo projektrezolutë ishte përgatitur nga Kuvajti dhe Suedia, mirëpo për miratimin e saj nevojiten 9 vota pro dhe parandalimi i përdorimit të vetos nga pesë anëtarët e përhershëm të KS të OKB. Më 8 shkurt Rusia ka kundërshtuar thirrjen për armëpushim të kërkuar nga Kuvajti dhe Suedia dhe të mbështetur nga SHBA-ja dhe Franca, duke e cilësuar joreale. “Ne do të dëshironim të shihnim armëpushim, përfundimin e luftës, mirëpo nuk jam i sigurt nëse terroristët janë pjesë e marrëveshjes”, ka thënë para gazetarëve, i dërguari rus në OKB, Vassily Nebenzia.