Kazakistan, Rusia teston sistemin e ri raketor që mbron Kremlinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68979-kazakistan_rusia_teston_sistemin_e_ri_raketor_që_mbron_kremlinin
Një sistem i ri modern i mbrojtjes raketore ruse është testuar sot me sukses në Kazakistan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2018 16:43 Europe/Tirane
  • Kazakistan, Rusia teston sistemin e ri raketor që mbron Kremlinin

Një sistem i ri modern i mbrojtjes raketore ruse është testuar sot me sukses në Kazakistan.

"Sistemi i ri i modernizuar anti-raketor shkatërroi me saktësi objektivin e paracaktuar", tha Andrey Prikhodko, zëvendëskomandant i Komandës së Mbrojtjes raketore dhe i Forcave Hapësinore të Rusisë. Ministria e Mbrojtjes testoi sistemin mbrojtës, të dizajnuar për të mbrojtur Kremlinin dhe Moskën nga sulmet e mundshme të armiqve. Kjo raketë ka një rreze rreth 62 milje, derisa mund të rrëzojë çfarëdo rakete që synon të futet në hapësirën ajrore ruse.