Heley i kërkon OKB-së marrjen e masave kundër Iranit
Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë se, “është koha që Këshilli i Sigurimit të veprojë”, pas prezantimit të raportit të OKB-së, në të cilin thuhet, se “Irani ka shkelur ndalimin e organizatës për armatosjen e rebelëve Huthi në Jemen”.
“Raporti thekson atë çfarë e kemi thënë për muaj, se Irani ka transferuar armë në mënyrë të paligjshme duke shkelur disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit”, ka pretenduar Haley. “Bota nuk mund të vazhdojë që lejojë që këto shkelje të mbesin pa përgjigje”, ka thënë Haley. Ndërkaq, zyrtarët e RII kanë mohuar kategorikisht këto pretendime të SHBA, duke thënë se këto deklarata janë përsëritje e pretendimeve të mëhershme armiqësore të SHBA kundër Iranit.