OKB: Irani nuk ka prani ushtarake në Jemen
Komiteti i ekspertëve të Jemenit në Kombet e Bashkuara ka lëshuar një raport mbi zhvillimet në Jemen në vitin 2017.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, komiteti i ekspertëve të Jemenit, me kërkesë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe bazuar në rezolutën e Këshillit 2342, ka hetuar aksidentet në Jemen dhe ka publikuar raportin e tij prej 329 faqesh para Këshillit të Sigurimit të OKB. Në këtë raport qeveria e Abdurabe Manusr Hadit është quajtur si qeveri legjitime dhe ka pretenduar se qeveria e Mansur Hadit me kërkesë zyrtare për inspektimin e disa rajoneve ka marrë disa përgjigje. Në këtë raport po ashtu është thënë se Irani nuk ka prani ushtarake në Jemen, por ka përfaqësi diplomatike në Sana e cila përkrah zgjidhjen e krizës jemenase nëpërmjet bisedimeve dhe diplomacisë.