Kompania Trump padit princin saudit se nuk ka paguar qeranë
Trump Park Avenue, një rrokaqiell në qytetin e Nju Jorkut në pronësi të Presidentit të SHBA Donald Trump, ka ngritur një padi kundër një princi saudit për mospagimin e qerasë më një vlerë më shumë se 1.8 milion dollarë.
Organizata në New York City, akuzon princin Faisal bin Abdul Maxhid al-Saud, se nuk ka paguar qeranë për një pronë Penthouse prej 7322 metra katrore gjatë vitit të kaluar, njoftoi të shtunën rrjeti informativ Bloomberg. Sipas të dhënave të Zyrës së pronave të Nju Jorkut, princi Maxhid ka marrë me qera njërën nga 11 penthous-et e ndërtesës, në vitin 2013, por ndërpreu pagesën e qerasë në janar 2017. Raporti gjithashtu zbuloi se Trump kishte pritur edhe ish-gjysmë vëllain e Osama bin Ladenit, Shafik, ish-udhëheqësin e al-Kaidës, në kullën Trump. Bin Ladeni përdori një depozitë sigurie prej 8,500 dollarë për të kaluar katër muaj në një nga apartamentet e kullës Trump në vitin 1986.