BE dërgon mesazh ngushëllimi për rrëzimin e avionit në Iran
Shkurt 19, 2018 07:17 Europe/Tirane
BE me nxjerrjen e një deklarate ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit ajror në Iran.
Katrine Ray, zëdhënëse e BE ka thënë: Rrëzimi i avionit që shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave është një ngjarje e dhimbshme dhe BE shpreh ngushëllimet e saj për familjarët e viktimave. Stefan Zaibert zëdhënës i kancelares Angela Merkel gjithashtu ka shprehur ngushëllime dhe është solidarizuar me familjarët e viktimave të avionit të rrëzuar në Iran. Vlen të theksohet se nga rrëzimi i avionit në qytetin Jasuxh në jugperëndim të Iranit humbën jetën 59 udhëtarë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit të avionit.
Tags