BE dërgon mesazh ngushëllimi për rrëzimin e avionit në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69427-be_dërgon_mesazh_ngushëllimi_për_rrëzimin_e_avionit_në_iran
BE me nxjerrjen e një deklarate ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit ajror në Iran.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 19, 2018 07:17 Europe/Tirane
  • BE dërgon mesazh ngushëllimi për rrëzimin e avionit në Iran

BE me nxjerrjen e një deklarate ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit ajror në Iran.

Katrine Ray, zëdhënëse e BE ka thënë: Rrëzimi i avionit që shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave është një ngjarje e dhimbshme dhe BE shpreh ngushëllimet e saj për familjarët e viktimave. Stefan Zaibert zëdhënës i kancelares Angela Merkel gjithashtu ka shprehur ngushëllime dhe është solidarizuar me familjarët e viktimave të avionit të rrëzuar në Iran. Vlen të theksohet se nga rrëzimi i avionit në qytetin Jasuxh në jugperëndim të Iranit humbën jetën 59 udhëtarë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit të avionit.