Sekretari i përgjithshëm i NATO-s akuzon Rusinë për shkelje
(last modified Tue, 20 Feb 2018 07:03:37 GMT )
Shkurt 20, 2018 08:03 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i NATO-s akuzon Rusinë për shkelje

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka pretenduar se Rusia ka shkelur traktatin e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi me Amerikën, që quhet INF. Stoltenberg ka pretenduar se kjo mund të bëhet shkak për nisjen e një gare të re armatimesh në Evropë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Rusia ka kërkuar të respektojë këtë traktat që është një prej themeleve të sigurisë në Evropë dhe të respektojë transparencën në planet e mbrojtjes dhe testimet ushtarake të saj. Të njëjtat deklarata janë bërë edhe nga disa funksionarë të lartë të BE të cilët kanë dhënë mundësinë e një konflikti bërthamor në Evropë. Sigmar Gabriel ministër i jashtëm i Gjermanisë ka thënë: Ne Evropianët ashtu si në periudhën e luftës së ftohtë përballemi me rrezikun e një gare të re armatimesh bërthamore. Me shtimin e mosmarrëveshjeve mes Rusisë dhe Amerikës, Uashingtoni dhe Moska akuzojnë njëri tjetrin se nuk i përmbahen dhe shkelin traktatin e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimit INF. Traktati INF është nënshkruar prej qeverisë amerikane dhe asaj ruse në vitin 1987 dhe ka nisur të zbatohet në vitin 1988. Sipas këtij traktati të dy palët janë të ndaluar të vendosin raketa balistike dhe raketa cruise në Evropë me rreze veprimi nga 500-5500 km. Përveç kësaj ata janë zotuar për eliminimin dhe zhdukjen e të tilla raketave. Uashingtoni akuzon Moskën se duke shkelur këtë traktat ajo ka vendosur raketa bërthamore me rreze të shkurtër veprimi në kufijtë e saj perëndimor dhe ka kërcënuar se po analizon situatën dhe masat për tu përballur me shkeljet të cilat Uashington pretendon se Rusia ka bërë ndaj traktatit INF. Një prej këtyre shkeljeve për të cilat pretendon Amerika është forcimi i sistemit anti-raketor dhe dislokimi i disa raketave tokë-tokë në Evropë. Nga ana e saj Rusia disa herë ka hedhur poshtë pretendimet e Amerikës për shkeljen e traktatit INF dhe ka thënë se është pikërisht Uashingtoni ai që ka shkelur këtë traktat duke dislokuar sisteme anti-raketore në Evropë. Moska gjithashtu akuzon Uashingtonin edhe për dronët amerikanë të cilat Rusia i konsideron të njëjta me raketat cruise, raketa të cilat janë përfshirë në traktatin INF. Sigurisht disa anëtarë të NATO-s në këtë çështje janë të një zëri me Amerikën. Zhan Ive Le Drian ministër i jashtëm i Francës ka paralajmëruar se Rusia duhet të respektojë traktatin INF dhe në rast të shkeljes së këtij traktati NATO duhet të reagojë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Me futjen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në këtë çështje dhe deklaratën e tij kundër Rusisë, duhet të presim reagim të ashpër nga ana e Moskës. Deklarata e Stoltenberg është e kundërta e asaj që pritej pas takimit të tij të fundit me Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë, takim që u mbajt në kuadër të konferencës së Munihut. Deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s vetëm sa shton akoma më shumë zjarrin e mosmarrëveshjeve mes NATO-s dhe Rusisë.

 


 

Tags