Tregtia pas Brexit-it shqetëson Londrën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69545-tregtia_pas_brexit_it_shqetëson_londrën
Ministri britanik për Brexit, David Davis, ka thënë sot se Britania dhe Bashkimi Evropian mund të arrijnë një marrëveshje për të krijuar qasje në tregjet e njëra-tjetrës, transmeton ajgencia e lajmeve Reutes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2018 16:33 Europe/Tirane
  • Tregtia pas Brexit-it shqetëson Londrën

Ministri britanik për Brexit, David Davis, ka thënë sot se Britania dhe Bashkimi Evropian mund të arrijnë një marrëveshje për të krijuar qasje në tregjet e njëra-tjetrës, transmeton ajgencia e lajmeve Reutes.

“Kjo do të jetë një pjesë vendimtare e marrëveshjes, përmes së cilës synojmë të sigurojmë, që partneriteti ynë ekonomik të mbetet i hapur dhe çështjet e tregtisë të jenë të pakufizuara”, ka thënë Davis. Ai aktualisht po kryen disa vizita në kryeqytetet evropiane, derisa Britania e Madhe kërkon të arrijë një marrëveshje të re për tregti me BE-në. Në të njëjtën kohë, Britania dëshiron që përveç marrëveshjes me Bashkimin Evropian, të jetë e lirë në arritjen e marrëveshjeve të tjera të këtij lloji edhe me vendet e tjera në botë. Mirëpo liderët evropianë kanë paralajmëruar, se Britania nuk mund të  ndahet nga BE dhe njëkohësisht të ketë tregti të pakufizuar. Ministri britanik ka thënë se vendi i tij dëshiron të punojë me BE-në, për të krijuar rregulla me standardin më të lartë në botë, duke cituar të drejtat e punëtorëve dhe rregulloret financiare, si fushat të cilat kanë hapësirë për përmirësim. Komentet e tij kanë qëllim uljen e shqetësimeve të politikanëve evropianë, për atë se Britania mund të ulë taksat për të tërhequr biznese globale.