175 civilë sirianë të vrarë në Afrin nga sulmet e Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69579-175_civilë_sirianë_të_vrarë_në_afrin_nga_sulmet_e_turqisë
Burime spitalore në Siri bëjnë të ditur se 175 civilë sirianë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve turke në rajonin Afrin që gjendet në veri të provincës Alepo.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2018 10:40 Europe/Tirane
  • 175 civilë sirianë të vrarë në Afrin nga sulmet e Turqisë

Burime spitalore në Siri bëjnë të ditur se 175 civilë sirianë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve turke në rajonin Afrin që gjendet në veri të provincës Alepo.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, burime spitalore siriane në Afrin, sot kanë njoftuar se që nga fillimi i sulmeve të ushtrisë turke në rajonin Afrin, 450 qytetarë sirianë janë plagosur nga bombardimet ajrore, artilerike dhe me mortaja. Po ashtu këto sulme kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha infrastrukturore në këtë zonë. Operacionet Dega e Ullirit të ushtrisë turke kundër qytetit Afrin, jo vetëm që kanë lënë shumë të vrarë por kanë dëmtuar rëndë edhe infrastrukturën e qytetit. Ndërkohë ushtria siriane dhe forcat YPG kanë njoftuar për një akord për futjen e ushtrisë siriane në këtë qytet. Ministria e jashtme e Sirisë ka dënuar agresionin turk kundër qytetit Afrin duke e quajtur shkelje të sovranitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale të Sirisë. Luftëtarët qeveritarë pro-sirian thuhet se kanë filluar të hyjnë në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Afrin, ku ushtria turke po kryen një ofensivë kundër kurdëve sirianë. Forcat Popullore të Mbrojtjes që mbështesin qeverinë në Damask, filluan të hyjnë në rajonin Afrin, përmes kryqëzimit al-Ziara në veri të qytetit Nubl, njoftuan burime pranë lëvizjes së rezistencës islamike të Libanit, Hezbollah. I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi gjithashtu se qindra forca popullore siriane hynë në rajon Afrin të martën pasdite.