Rusia kundërshton rezolutën për dënimin e Iranit në KS të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69609-rusia_kundërshton_rezolutën_për_dënimin_e_iranit_në_ks_të_okb
Vasili Nebenza, përfaqësuesi i Rusisë në OKB ditën e mërkurë ka kundërshtuar projekt-rezolutën e hartuar nga vendet perëndimore për të dënuar Iranin me pretekstin e dërgimit të armëve në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 22, 2018 05:04 Europe/Tirane
  • Rusia kundërshton rezolutën për dënimin e Iranit në KS të OKB

Vasili Nebenza, përfaqësuesi i Rusisë në OKB ditën e mërkurë ka kundërshtuar projekt-rezolutën e hartuar nga vendet perëndimore për të dënuar Iranin me pretekstin e dërgimit të armëve në Jemen.

Kohët e fundit Anglia e mbështetur nga Amerika dhe Franca ka nxjerrë një projekt-rezolutë për të dënuar Iranin në KS të OKB për shkeljen rezolutës për embargon e armatimeve kundër Jemenit duke shtyrë afatin e kësaj embargoje edhe për një vit. Krerët e këtyre vendeve prej disa ditësh kanë nisur një fushatë propagandistike kundër Irani në këtë çështje. Mirëpo përfaqësuesi i Rusisë në OKB ditën e mërkurë në një intervistë për agjencinë Reuters të lajmeve ka kundërshtuar këtë projektrezolutë e cila për miratim ka nevojë për votën e 9 pjesëtarëve të KS të OKB, në rast se asnjë prej anëtarëve të përhershëm nuk përdor të drejtën e veto-s. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi dënoi propagandat që bëhen kundër Iranit, ka hedhur poshtë çdo lloj pretendimi për dërgimin e raketave në Jemen duke i quajtur ato pretendime boshe dhe skenar i dështuar.