Parlamenti i Hollandës njeh gjenocidin kundër armenasve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69679-parlamenti_i_hollandës_njeh_gjenocidin_kundër_armenasve
Parlament i Hollandës me shumicë votash ka njohur zyrtarisht gjenocidin kundër armenasve në vitin 2015. Ky vendim i parlamentit të Hollandës pritet të përkeqësojë akoma më shumë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Hollandës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 23, 2018 05:37 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Hollandës njeh gjenocidin kundër armenasve

Parlament i Hollandës me shumicë votash ka njohur zyrtarisht gjenocidin kundër armenasve në vitin 2015. Ky vendim i parlamentit të Hollandës pritet të përkeqësojë akoma më shumë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Hollandës.

Ditën më parë Turqia ka thirrur konsullin e ambasadës së Hollandës në shenjë proteste ndaj një ligji të propozuar në parlamentin holandez i cili njeh gjenocidin e vitit 1915 të Turqisë kundër armenasve. Ligjit është propozuar nga partia konservatore Unioni Demokristian dhe është mbështetur nga 4 partitë e koalicionit qeveritar. Sipas ligjit gjenocidi turk kundër armenasve njihet zyrtarisht dhe qeveria holandeze është detyruar të dërgojë një përfaqësues në përvjetorin përkujtimor të 24 prillit datës së kryerjes së gjenocidit. Faktet thonë se rreth 1.5 milion armenas në përfundim të perandorisë osmane në vitin 1915 janë vrarë nga forcat turke. Turqia nga ana e saj vazhdon të mohojë dhe mos pranojë termin gjenocid në këtë ngjarje. Turqia e pranon se në përfundim të perandorisë Osmane janë vrarë shumë armenas mirëpo nuk pranon numrin e publikuar nga pala armenase dhe nga organizatat përkatëse.