Uashingtoni gati sanksionet më të forta ndaj Penianit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69845-uashingtoni_gati_sanksionet_më_të_forta_ndaj_penianit
Ulja e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut nuk është reflektuar në Uashington, përkundrazi. Presidenti Donald Trump deklaroi se do të vendosë listën më të zgjeruar të vendosur ndonjëherë ndaj Penianit për programin e tij bërthamor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2018 14:44 Europe/Tirane
  • Uashingtoni gati sanksionet më të forta ndaj Penianit

Ulja e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut nuk është reflektuar në Uashington, përkundrazi. Presidenti Donald Trump deklaroi se do të vendosë listën më të zgjeruar të vendosur ndonjëherë ndaj Penianit për programin e tij bërthamor.

“Do të godasin mbi 50 kompani të transportit detar e ajror si dhe biznese tregtare, që po ndihmojnë Korenë e Veriut të shmangë sanksionet”, deklaroi Trump. Masat pritet të bëhen publike shumë shpejt. Edhe Departamenti Amerikan i Thesarit ka shprehur vendosmërinë që të ndërmarrë veprime për të ulur edhe më tej burimet e karburantit dhe të të ardhurave që Peniani përdor për të mbështetur programin e tij bërthamor. Njoftimet për sanksionet e reja vijnë në kohën kur në Korenë e Jugut janë duke u zhvilluar Lojërat Olimpike Dimërore, që kanë shkrirë disi akujt mes Penianit dhe Seulit, aq sa të dy shtet u paraqitën me një ekip të përbashkët.