Arrestohen 3 tunizianë në Itali, akuzohen për terrorizëm
Tre të rinj tunizianë janë arrestuar sot nga Antiterrorizmi italian me akuzën e pjesëmarrjes në organizim me qëllim terrorizmin ndërkombëtar.
Tre të arrestuarit Alfi Nafaa 27 vjeç, Mejri Bilal 26 vjeç e Beb Saad Marwen 31 vjeç ndodheshin në Itali prej vitit 2016 të regjistruar si studentë universitarë por pa frekuentuar deri më sot asnjë orë leksioni. Hetimet e investigatorëve italianë kanë zbardhur se ata ishin pjesë e grupimit terrorist Ansar al-Sharia i pozicionuar në Tunizi dhe e kalonin kohën duke aktivizuar në facebook profile false që propagandonin e shpërndanin në internet ideologjinë e shtetit islamik ISIS. Tre tunizianët fillimisht banonin në qytetin e Torinos e më pas janë spostuar në Piza. Përgjimet telefonike e ambientale të investigatorëve italianë kanë vërtetuar se ata kishin lidhje me luftëtarë të ISIS në Siri dhe se ishin përshirë gjithashtu në një trafik lëndësh narkotike në Itali.