Britania thekson zbatimin e plotë të armëpushimit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69889-britania_thekson_zbatimin_e_plotë_të_armëpushimit_në_siri
Ministri i punëve të jashtme të Britanisë së Madhe ka theksuar zbatimin e plotë të rezolutës së OKB për vendosjen e armëpushimit në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2018 08:04 Europe/Tirane
  • Britania thekson zbatimin e plotë të armëpushimit në Siri

Ministri i punëve të jashtme të Britanisë së Madhe ka theksuar zbatimin e plotë të rezolutës së OKB për vendosjen e armëpushimit në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Boris Johnson, ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, ka mirëpritur rezolutën e OKB për vendosjen e armëpushimit në Siri dhe kërkoi qasje të menjëhershme të ndihmave humanitare dhe mjekësore në të gjitha rajonet e Sirisë, sidomos në Ghuta Lindore. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermani të shtunën në mbrëmje ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka mirëpritur miratimin e rezolutës për armëpushim në Siri dhe ka kërkuar zbatimin e plotë dhe pa vonesë të këtij armëpushimi me qëllim dërgimin e ndihmave humanitare dhe për të ndihmuar procesin politikë të Gjenevës për përmirësimin e përhershëm të situatës në këtë vend. Vlen të theksohet se KS i OKB të shtunën me unanim votash ka miratuar një rezolutë për vendosjen e armëpushimit 30 ditor në Siri.