Dështimi i skenarit amerikanë në KS të OKB kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70103-dështimi_i_skenarit_amerikanë_në_ks_të_okb_kundër_iranit
Amerika në lëvizjet më të reja të saj për të mbuluar krimet e veta dhe të Arabisë Saudite kundër Jemenit, paraqiti një plan me akuza kundër Iranit në KS të OKB me qëllim që të largojë vëmendjen e opinionit publik nga realiteti i hidhur i krizës në Jemen. Mirëpo edhe në këtë skenar Amerika ka dështuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 28, 2018 06:50 Europe/Tirane
  • Dështimi i skenarit amerikanë në KS të OKB kundër Iranit

Amerika në lëvizjet më të reja të saj për të mbuluar krimet e veta dhe të Arabisë Saudite kundër Jemenit, paraqiti një plan me akuza kundër Iranit në KS të OKB me qëllim që të largojë vëmendjen e opinionit publik nga realiteti i hidhur i krizës në Jemen. Mirëpo edhe në këtë skenar Amerika ka dështuar.

Në takimin e fundit të KS të OKB, amerikan u përpoq të miratonte planin e propozuar nga Anglia për një rezolutë kundër Iranit me qëllim që të mbuloheshin krimet që kryhen prej saj në Jemen. Kjo rezolutë është hedhur poshtë me votën e përdorur nga Rusia. Rezoluta anti-iraniane e propozuar nga Britania për rinovimin e afatit të embargos së armëve kundër Jemenit është rrëzuar me veton e përdorur nga Rusia.  KS i OKB në takimin e fundit të tij ka analizuar 2 projekt-rezoluta të propozuara kundër Jemenit. Një prej këtyre projekt-rezolutave të propozuar nga Britania kishte për qëllim që të ushtronte presion mbi Iranin me pretendimet për gjoja dërgimin e armëve në Jemen, e cila është rrëzuar me veton e përdorur nga Rusia. Projekt-rezoluta e dytë është propozuar nga Rusia për rinovimin e embargos kundër Jemenit deri në shkurt të vitit 2019 dhe është miratuar me votën e 15 anëtarëve të KS të OKB. Britania projekt-rezolutën e saj anti-iraniane e ka hartuar me ndihmën e Amerikës dhe Francës. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ka marrë jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit. Zëdhënësi Kasemi tha se një rezolutë britanike kundër Iranit mbi luftën e Jemenit, e cila u rrëzua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën, do të ndihmonte "pushtuesit dhe agresorët të përkeqësojnë edhe më shumë krizën në Jemen".  Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi deklaroi se SHBA-të dhe Britania kanë për qëllim legjitimimin e agresorëve në Jemen. Duke folur në reagim ndaj qasjes së gabuar të disa vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kasemi tha: "Sjellja e SHBA dhe e Britanisë në Këshillin e Sigurimit të KB gjatë tre viteve të fundit kanë qenë jo-konstruktive, dhe kanë synuar legjitimimin e agresorëve që kanë masakruar dhe shkatërruar Jemenin” . Më tej, z. Kasemi tha: "Siç supozohej, Britania propozoi një rezolutë, që nuk pati asnjë rezultat për përpiluesit e saj për shkak të natyrës jorealiste të saj dhe një disfatë tjetër u regjistrua në OKB, veçanërisht për SHBA-në." Ai shprehu shqetësim të madh lidhur me sulmet e vazhdueshme dhe masakrat ndaj kombit të shtypur të Jemenit dhe nënvizoi nevojën për veprim të fortë të bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur agresionin e forcave të huaja kundër Jemenit, të cilat kanë masakruar mijëra njerëz të pafajshëm. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se të gjithë ata, që janë duke luajtur një rol destruktiv, duke shitur armë moderne për të forcuar arsenalet e vendeve agresore, për të përshkallëzuar krizën dhe për të destabilizuar rajonin, janë përgjegjës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve të Jemenit të cilët janë të ekspozuar ndaj një katastrofe humanitare për shkak të luftës shkatërruese dhe sanksioneve. Zv/ministri i Jashtëm iranian deklaroi se veto-ja e Rusisë kundër një rezolute të Kombeve të Bashkuara që synonte të ushtronte presion ndaj Iranit rreth dyshimeve se ka dërguar raketa për forcat e Jemenit, përbën një dështim tjetër për Shtetet e Bashkuara. Projekt-rezoluta mori 11 vota pro në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, por u bllokua nga veto e Rusisë. Kina dhe Kazakistani abstenuan, ndërsa Bolivia votoi kundër. Duke folur për gazetarët të martën, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abas Erakçi, i hodhi poshtë akuzat ndaj Iranit duke i cilësuar ato  "të rreme" dhe “krejtësisht të pabaza”. "Bazuar në një raport të njëanshëm, ata kishin për qëllim të kalonin një rezolutë që gjithashtu i referohej Iranit, por ata dështuan," tha Erakçi. "Ky është një tjetër dështim i qeverisë amerikane që po bën çmos ta tërheqë Iranin në Këshillin e Sigurimit", shtoi ai. Dje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit e dënoi projekt-rezolutën e sponsorizuar nga Britania dhe theksoi: "Ne nuk dërgojmë armë në Jemen, të tilla lojëra të fajësimit po zhvillohen nga ata që po nxitin flakët e luftës dhe gjakderdhjes në Jemen". Ai tha se "ajo që po ndodh në Jemen është rezultat i eksporteve të armëve nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara në Arabinë Saudite".