Rusia kërkon përpjekjen e perëndimit për zbatimin e armëpushimit në Siri
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se vendi i tij kërkon nga vendet perëndimore që të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin e plotë të rezolutës 2401 të KS të OKB.
Sipas kanalit Akhbarija të Sirisë, Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të mërkurën ka deklaruar se elementët e armatosur dhe forcat mbështetëse të opozitarëve sirianë po pengojnë zbatimin e armëpushimit humanitar në Siri. Riabkov shtoi: "Para se gjithash, këto persona janë paramilitarët që përfshinë pjesëtarët e grupeve terroriste të cilët po luftojnë me qeverinë siriane dhe po krijojnë probleme në lidhje me zbatimin e këtij vendi, gjithashtu ekzistojnë edhe disa forca të cilat mbështesin opozitarët e armatosur në Siri". Vlen të theksohet se rezoluta 2401 e KS të OKB për armëpushim 30 ditor në Siri, është miratuar me votën pro të anëtarëve të përhershëm dhe jo të përhershëm të KS të OKB.