Protesta ndaj vizitës së Bin Salman në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70153-protesta_ndaj_vizitës_së_bin_salman_në_londër
Grupet e të drejtave të njeriut në Britani planifikojnë të mbajnë protesta në Londër javën e ardhshme kundër vizitës së princit të kurorës së Arabisë Saudite, për të ngritur alarmin lidhur me krimet e luftës të regjimit të Riadit në Jemen dhe mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 28, 2018 15:40 Europe/Tirane
  • Protesta ndaj vizitës së Bin Salman në Londër

Grupet e të drejtave të njeriut në Britani planifikojnë të mbajnë protesta në Londër javën e ardhshme kundër vizitës së princit të kurorës së Arabisë Saudite, për të ngritur alarmin lidhur me krimet e luftës të regjimit të Riadit në Jemen dhe mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

Protestuesit do të mblidhen përballë Downing Street të mërkurën e ardhshme, kur Muhamed bin Salman do të mbërrijë në Britani për t'u takuar me Kryeministren Theresa May. Siç raporton Sky News, ndër organizatorët e protestave janë organizatat Fushata Kundër Tregtisë së Armëve (CAAT) dhe Koalicioni për Ndalimin e Luftës. Aktivistët i kanë kërkuar kryeministres britanike që të "tregojë një qëndrim të fortë" mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite dhe t'i japë fund shitjes së armëve për Arabinë Saudite, e cila është përfshirë në një luftë vdekjeprurëse kundër Jemenit gjatë tre viteve të fundit. Nëntorin e kaluar, gazeta Independent njoftoi se Britania e Madhe i ka rritur shitjet e armëve me rreth 500 për qind që nga fillimi i fushatës vdekjeprurëse ushtarake saudite që ka vrarë rreth 13,600 njerëz në Jemen. Drejtorja e Amnesty International në Britani, Kate Allen, gjithashtu tha: "Kohë pas kohe, ministrat e Britanisë së Madhe kanë mbyllur sytë ndaj historisë së tmerrshme të shkeljes së të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, ndaj shtypjes mizore të protestave paqësore të opozitës ose ndaj prevalencës alarmante të torturave, gjyqeve arbitrare dhe ekzekutimeve të ashpra”. "Përpara vizitës së Muhamed bin Salman, Theresa May duhet më në fund të bëjë gjënë e duhur - pezullimin e të gjitha eksporteve të armëve në Arabinë Saudite, ndërkohë që ato përdoren nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite për të bombarduar civilët në Jemen ", tha ajo.