I ftohti siberian në Europë shkakton 41 të vdekur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70155-i_ftohti_siberian_në_europë_shkakton_41_të_vdekur
I ftohti siberian, i përplasur mbi Europë, ka marrë deri tani 41 jetë njerëzish në kontinentin e vjetër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 28, 2018 15:42 Europe/Tirane
  • I ftohti siberian në Europë shkakton 41 të vdekur

I ftohti siberian, i përplasur mbi Europë, ka marrë deri tani 41 jetë njerëzish në kontinentin e vjetër.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, të paktën 18 vdekje raportohen në Poloni, 4 në Francë, 5 në Lituani, 6 në Republikën Çeke, katër në Sllovaki, dy në Rumani dhe dy në Itali. I mbiquajtur prej medieve britanike si “Bisha nga Lindja”, sistemi i stuhive dimërore solli erëra të forta, reshje të dendura dëbore e akull në rrugë. Rënia e ndjeshme e termometrit gjatë natës bëri që udhëtarët në pjesë të ndryshme të Europës të përballen me kushte tejet të vështira qarkullimi. Problemet nuk kanë kursyer as linjat hekurudhore. Si të mos mjaftonte vala e parë e të ftohtit, Spanjës iu desh të përballej edhe me një front të dytë ngricash, që mbolli kaos e detyroi shpalljen e emergjencës nga bora, në të paktën 20 provinca.