Rusia e shqetësuar nga mos mbyllja e burgut Guantanamo
Ministri i jashtëm i Rusisë ka shprehur shqetësime për mos mbylljen e burgut Guantanamo nga ana e Amerikës.
Sergei Lavrov i pranishëm në takimin e këshillit për të drejtat e njeriut pranë OKB ka thënë se vendimi i qeverisë për ruajtjen dhe mbajtjen hapur të burgut Guantanamo është shqetësues dhe shtoi se ky burg është burim i dënimeve dhe shkeljeve më të mëdha të të drejtave të njeriut. Ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se lufta kundër terrorizmit duhet të bëhet në bazë të normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe ligjeve kombëtare të vendeve. Përveç shefit të diplomacisë ruse ekspertë të çështjeve të torturave pranë OKB kanë thënë se procesi i torturimit të të burgosurve në burgun Guantanamo vazhdon akoma. Nilz Malerz, reporter special i OKB për luftën kundër torturimit, prej Amerikës ka kërkuar t’i japë fund torturimit të të burgosurve në burgun famëkeq Guantanamo. Burgu Guantanamo është krijuar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 me qëllim që në të të mbaheshin të burgosurit e dyshuar për terrorizëm. Barack Obama, ish president i Amerikës është munduar të mbyllë burgun Guantanamo mirëpo nuk ka mundur të bindë Kongresin dhe aktualisht ky burg vazhdon të jetë aktiv.