38 nobelistë kritikojnë Erdoganin
Një letër e hapur, e nënshkruar nga 38 fitues të çmimit Nobel ndër vite, drejtuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, paralajmëron rrezikun që i kanoset Turqisë për shkak të persekutimit të padrejtë dhe represionit ndaj fjalës së lirë.
Letra e plotë e publikuar në britaniken “The Guardian”, ndërtohet mbi rastet e novelistit dhe gazetarit Ahmet Altan, vëllait të tij Mehmet dhe gazetares Nazli Ilicak, të dënuar me burgim të përjetshëm mbi lidhjen e supozuar me grushtin e dështuar të shtetit në Turqi, verën e 2016. “Të gjithë këta shkrimtarë e kanë kaluar karrierën e tyre duke kundërshtuar puçet dhe militarizimin e çdo lloji dhe ata u akuzuan se kanë ndihmuar një organizatë terroriste dhe kanë inskenuar një grusht shteti,” shkruhej në letër. “I dashur presidenti Erdogan, kërkojmë të sjellim vëmendjen tuaj tek dëmi që po i bëhet Republikës së Turqisë, reputacionit dhe dinjitetit e mirëqenies së njerëzve, përmes asaj që autoritetet drejtuese për lirinë e shprehjes e konsiderojnë të jetë ndalimi i paligjshëm dhe dënimi i gabuar i shkrimtarëve dhe mendimtarëve”, shkruajnë nobelistët.