Loja e spiunazhit, përfshin vajzën e Trump
Loja e spiunazhit është bërë shkak për mundësinë e rishfaqjes së periudhës së luftës së Ftohtë. Kjo lojë e ka detyruar FBI-në që të mbajë nën vëzhgim vajzën e presidentit amerikan Ivanka Trump.
FBI është përgjegjës për të konfirmuar se të gjithë punonjësit e Shtëpisë së Bardhë janë të denjë për postet e tyre, ndërkohë që shumë punonjës po punojnë përkohësisht pa marrë konfirmimin e FBI. Loja e spiunazhit është përhapur edhe në Evropë. Ndoshta jo në përmasat e periudhës së Luftës së Ftohtë, por Berlini është shndërruar sërish në një fushëbetejë për shërbimet sekrete. Agjencia gjermane e lajmeve, DPA raporton se spiunët rusë kanë përqendruar aktivitetin e tyre në kryeqytetin gjerman dhe si dëshmi për këtë sjellë një sulm kibernetik të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Në atë kohë, hakerat sulmuan sistemin e parlamentit gjerman dhe DPA thotë se pas hetimeve të mëvonshme, shërbimet gjermane të inteligjencës kanë arritur të sigurojnë prova se pas këtyre sulmeve fshihet shërbimit sekret rus. Kohëzgjatja e sulmit ka qenë për më shumë se një vit dhe ai është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme gjermane, por pa dhënë detaje në lidhje me hetimet dhe autorësinë e tij. Ministria e Brendshme bëri të ditur se Enti Federal për Sigurinë në teknikën e informacionit (BSI) dhe shërbimi sekret gjerman kanë hetuar një rast të cenimit të sigurisë në teknologjinë e informacionit që ka infektuar rrjetin federal. Shënjestra e sulmit ka qenë linja e informacionit Berlin-Bon dhe sipas kësaj ministrie ai u izolua dhe situata e sigurisë u rivendos nën kontroll. Por, nuk dihet nëse nga kjo kanë rrjedhur informacione të ndjeshme, apo sekrete.