Trump rrit tarifat e çelikut, partnerët kërcënojnë me hakmarrje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70265-trump_rrit_tarifat_e_çelikut_partnerët_kërcënojnë_me_hakmarrje
Partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara reaguan me zemërim pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2018 18:38 Europe/Tirane
  • Trump rrit tarifat e çelikut, partnerët kërcënojnë me hakmarrje

Partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara reaguan me zemërim pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit.

Kanadaja dhe Bashkimi Evropian thanë se do të dalin me kundërmasa ndaj tarifave të reja. “Ne nuk do të rrimë ulur, derisa industria jonë goditet me masa të padrejta", tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Meksika, Kina dhe Brazili thanë po ashtu se po peshojnë hapat hakmarrës. Trump, në një postim në Twitter, tha se SHBA-ja “është shkatërruar nga tregtia e padrejtë dhe politika e keqe”. Ai tha se importet e çelikut do të përballen me një tarifë prej 25%, ndërsa të aluminit 10%. Kritikët thonë se tarifat e reja nuk do t’i mbrojnë vendet e punës në Amerikë dhe se ato do t’i rrisin çmimet për konsumatorët.