Bota e irrituar nga lufta tregtare e Trump
Me zbatimin e presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj importit të çelikut dhe aluminit, partnerët e Amerikës kanë nisur të flasin për një luftë ekonomike dhe doganore.
Autoritete të larta të BE, Kinës, Kanadasë dhe Brazilit, që janë eksportuesit më të mëdhenj të çelikut dhe aluminit në Amerikë, kanë deklaruar se çdo shtim i tarifave për importet e këtyre produkteve në Amerikë, do të konsiderohet ulje e eksportit të këtij vendi. Përveç kësaj afaristë të sektorit të naftës dhe gazit në Amerikë, kanë paralajmëruar se rritja e tarifave doganore për çelikut dhe aluminin do të ndikojë negativisht në këtë sektor dhe do të bëhet shkak për rritjen e çmimit të projekteve të mëdha. Partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara reaguan me zemërim ndaj planeve të Donald Trumpit për të rritur tarifat e importeve të çelikut dhe aluminit. Kanadaja dhe Bashkimi Evropian përmenden menjëherë kundërmasat, si përgjigje ndaj lëvizjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë. “Tarifat e reja, – tha presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker, – do të vënë në rrezik me mijëra vende pune në Evropë. Ne nuk do të rrimë duarkryq, teksa industria jonë goditet në mënyrë të padrejtë”. Veprime shpaguese paralajmërojnë gjithashtu Meksika, Kina e Brazili. Edhe një zhvillim kaq të rëndësishëm, Trump e paralajmëroi përmes “Twitter”-it, duke treguar se Shtetet e Bashkuara “janë dërrmuar” nga tregtia e pandershme dhe politikat e këqija. Importet e çelikut, sipas tij mund të rriten në masën 25%, ndërsa ato të aluminit në 10%. Kritikët argumentojnë se tarifat e reja nuk kanë për t’i mbrojtur vendet amerikane të punës dhe se barra e rritjes së çmimeve, në fund do të bjerë mbi konsumatorët. Lajmi bëri që bursat e aksioneve në Azi të çelen mëngjesin e së premtes me ulje dhe indeksi japonez “Nikkei 225” të shënonte një humbje prej më shumë se 2%. Por në mesin e stuhisë së reagimeve që shkaktoi, Trumpi doli me pretendimin se “luftërat tregtare janë të mira”. “Shtetet e Bashkuara po humbasin miliarda dollarë prej tregtisë, – thotë ai, – dhe një luftë të tillë e kanë të lehtë për ta fituar”. Vendimi për lëvizjen e tarifave në Shtetet e Bashkuara i takon presidentit dhe nuk ka nevojë për “dritën jeshile” të Kongresit. Bashkimi Evropian nuk do të qëndrojë duarkryq përballë masave të padrejta tregtare të Shteteve të Bashkuara. Reagimi i zyrtarëve të lartë evropian pas njoftimit të Donald Trumpit për rritjen e tarifave ndaj importeve globale të metaleve, ishte i ashpër. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se blloku po konsideron të përgjigjet me të njëjtën monedhë, duke rritur me 25% tarifat ndaj importeve prej 3.5 miliardë dollarësh të Shteteve të Bashkuara. Do të reagojmë me vendosmëri, ishte paralajmërimi i Jean-Claude Juncker. “Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa industria jonë goditet nga masat e padrejta tregtare që vënë në rrezik mijëra vende pune në Evropë”, deklaroi Juncker. Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire deklaroi se një luftë tregtare mes SHBA-së dhe BE-së do të kishte vetëm humbës. Ai u zotua për një reagim të fortë e të koordinuar nga BE-ja. Kanadaja, Meksika, Kina dhe Brazili thanë gjithashtu se po konsideronin të kundërpërgjigjeshin. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo tha se lufta tregtare nuk është në interes të askujt. Por, nuk e mendon njësoj Presidenti Donald Trump, i cili në mes të kësaj stuhie që shkaktoi me vendimin për të rritur ndjeshëm taksat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, u shpreh në Twitter se luftërat tregtare janë një gjë e mirë.