OKB: Vazhdon pastrimi etnik i myslimanëve Rohingia
(last modified Tue, 06 Mar 2018 13:09:10 GMT )
Mars 06, 2018 14:09 Europe/Tirane
  • OKB: Vazhdon pastrimi etnik i myslimanëve Rohingia

Në bazë të raportit të OKB, pastrimi etnik i myslimanëve Rohingia po vazhdon dhe forcat ushtarake të Mianmarit duke përdorur frikën dhe krizën e organizuar, po bëjnë përpjekje të dëbojnë myslimanët në Bangladesh.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Dilmor, zv/komisari i lartë i të drejtave të njeriut të OKB, të martën ka kritikuar ashpër veprimet e ushtrisë së Mianmarit dhe ka thënë se pastrimi etnik i myslimanëve Rohingia në Mianmar, po vazhdon akoma. Si pasojë e agresionit ushtarak që ka filluar që nga vera e vitit të kaluar, deri më tani janë shpërngulur mbi 700 mijë myslimanë Rohingia dhe janë strehuar në Bangladesh. OKB këtë veprim e ka quajtur pastrim etnik dhe gjenocid.

Tags