Australia pret gjithashtu të lirohet nga tarifat e metaleve
Presidenti i Amerikës me anë të një mesazhi në Twitter, ka njoftuar për nënshkrimin e mundshëm të marrëveshjes për siguri me Australinë dhe lirimin e këtij vendi nga tarifat e metaleve.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se siç duket Australia së shpejti do t'i bashkohet vendeve të cilat përfshihen në lirimin nga tarifat e vendosura nga Uashingtoni mbi disa metale. Disa vende mund të përjashtohen nga planet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave ndaj metaleve të importuara. Shtëpia e Bardhë lajmëroi se këto përjashtime do të përfshijnë Kanadanë dhe Meksikën, bazuar në sigurinë kombëtare. Sipas zëdhënëses Sarah Sanders, presidenti Donald Trump do të nënshkruajë masat deri në fund të kësaj jave, pavarësisht kundërshtive brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, duket se zbutja e qasjes së Shteteve të Bashkuara mbi tarifat nuk do të zgjasë shumë.