Trump i gatshëm për takimin me Kim
Mars 10, 2018 16:32 Europe/Tirane
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai është duke punuar në marrëveshjen për Korenë Veriore në braktisjen e armëve bërthamore dhe pret se do të jetë “shumë e mirë” për gjithë botën.
“Marrëveshja me Korenë Veriore është në proces e sipër dhe nëse realizohet do të jetë shumë e mirë për gjithë botën”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter. Postimi i Trumpit ka ardhur një ditë pasi Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan është pajtuar për t’u takuar me liderin verikorean Kim Jong Un në muajin maj, për të arritur një marrëveshje për largimin e armëve bërthamore në Gadishulli Korean. Në postimin e tij, Trump ka thënë se ora dhe vendi i takimit nuk janë vendosur ende.
Tags