Droni amerikan fluturon pranë Krimesë
(last modified Sat, 10 Mar 2018 19:11:12 GMT )
Mars 10, 2018 20:11 Europe/Tirane
  • Droni amerikan fluturon pranë Krimesë

Një avion amerikan pa pilot ka qenë duke fluturuar në afërsi të territorit rus të Krimesë, çka mund të jete i fundit në një seri incidentesh ajrore, të cilat mund të shkaktojnë konfrontime më të gjëra midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Uebsajti CivMilAir, i cili monitoron fluturimet ushtarake të aviacionit në të gjithë botën, njoftoi të premten se droni amerikan, një RQ-4 Global Hawk, ishte pikasur duke kryer operacione zbulimi pranë Krimesë. Raporti shton se droni kishte fluturuar rreth Ukrainës lindore të shkatërruar nga lufta dhe madje fluturoi mbi vijën e demarkacionit në rajonin e Donbass të Ukrainës përpara se të afrohej brenda 30 kilometrave të bregut të Sevastopolit, portit në Detin e Zi që është edhe kryeqyteti i Krimesë. Burimi theksoi se droni i SHBA ishte nisur nga një bazë në Sigonella në Sicili, Itali, ku aleanca ushtarake e NATO-s strehon një bazë të marinës amerikane. Fluturimi i avionëve pa pilot në afërsi të territorit rus mund të shkaktojë një reagim të fortë nga Moska. Rusia ka akuzuar në mënyrë të përsëritur SHBA dhe NATO për kryerjen e misioneve ajrore "të papërgjegjshme" pranë territoreve të saj ose në vende të tjera ku aeroplanët luftarakë rusë po veprojnë si pjesë e misioneve të tyre ndërkombëtare.

 

 

Tags