Protesta masive anti-qeveritare në Sllovaki
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70779-protesta_masive_anti_qeveritare_në_sllovaki
Mijëra persona kanë mbushur dje në mbrëmje qendrën e Bratislavës duke manifestuar kundër qeverisë së kryeministrit, Robert Fico dhe duke kërkuar hetime të pavarura për vrasjen e gazetarit Jan Kuciak dhe të dashurës së tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2018 08:35 Europe/Tirane
  • Protesta masive anti-qeveritare në Sllovaki

Mijëra persona kanë mbushur dje në mbrëmje qendrën e Bratislavës duke manifestuar kundër qeverisë së kryeministrit, Robert Fico dhe duke kërkuar hetime të pavarura për vrasjen e gazetarit Jan Kuciak dhe të dashurës së tij.

Ky është manifestimi më i madh i zhvilluar ndonjëherë në kryeqytet që nga protestat antikomuniste të vitit 1989. “Ne dëshirojmë një vend të ndershëm dhe demokratik”, deklaruan organizatorët nga podiumi i vendosur në sheshin qendror. “Mjaft Fico!” apo “Jepni Dorëheqjen!”, ishin fjalët që thërriste nga turma duke mbajtur çelësat në dorë, si në vitin 1989, që simbolizonte fundin e pushtetit. Presidenti Andrej Kiska, përballë humbjes së besimit në qeveri pas vrasjes së gazetarit , ka kërkuar një riorganizim të qeverisë ose zgjedhje.