Trump sulmon gjyqësorin amerikan
Në fjalimin e tij javor, presidenti amerikan kritikoi ashpër rezistencën e gjyqësorit të vendit për reformimin e sistemit të emigracionit.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se vendime e paligjshme të gjyqësorit janë gati të shfuqizojnë ligjin federal dhe të pengojnë zbatimin e reformës së emigracionit dhe të sjellin mijëra shkelës të huaj në shoqërinë amerikane. Trump tha se zyrtarët në San Francisco, Kaliforni, Okland dhe Nju Jork refuzojnë kërkesën për dorëzimin e kriminelëve të huaj të cilët kanë kryer krime. Presidenti amerikan duke folur për shtetin e Kalifornisë i cili më së shumti ka shkelur ligjin federal, ka thënë se në shtetet tjera janë kryer po ashtu sulme të rrezikshme kundër ligjit federal. Donald Trump tha se gjyqësori amerikan është bërë mik i mirë me kontrabandistët, tregtaret e drogës, vrasësit dhe kriminelët tjerë.