BE vazhdon sanksionet ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70895-be_vazhdon_sanksionet_ndaj_rusisë
Bashkimi Evropian ka vazhduar sot edhe zyrtarisht ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave kundër 150 zyrtarëve rusë dhe separatistëve ukrainas të mbështetur nga Rusia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2018 16:56 Europe/Tirane
  • BE vazhdon sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka vazhduar sot edhe zyrtarisht ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave kundër 150 zyrtarëve rusë dhe separatistëve ukrainas të mbështetur nga Rusia.

Zgjatja e sanksioneve vlen edhe për 38 subjekte. Më 2014, Bashkimi Evropian i ka vënë sanksionet e para kundër personave të përfshirë në cenimin e integritetit territorial të Ukrainës, pas vendimit të Rusisë për ta aneksuar Krimenë. Sanksionet janë vazhduar çdo gjashtë muaj që nga ajo kohë. Në listën e të sanksionuarve përfshihen ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, zëvëndës-kryeministri, Dmitry Rogozin, shefi i Stafit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Valery Gerasimov dhe prezantuesi televiziv, Dmitry Kiselyov. Ndërkohë, Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Krimenë më 14 mars, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhje presidenciale. Ai do të marrë pjesë në ngjarjet që lidhen me përvjetorin e katërt të referendumit në rajonin e Krimesë ku u vendos për bashkimin me Rusinë.